Subscribe

Dita për Sania Peçin nis me udhëtimin me biçikletë drejt fakultetit Histori-Filologji. Prej rreth një viti, ajo është zhvendosur në Tiranë për të ndjekur studimet, por jeta studentore i është vështirësuar si pasojë e krizës së çmimeve.

 

Studentja e gazetarisë tregon për Vizion Plus se çdo muaj financohet nga prindërit e saj, por pagesa mujore që ata i japin nuk i mjafton. Për të është sfidë që me 10.000 të sigurojë ushqime përgjatë një muaji.

 

SANJA PEÇI

STUDENTE NË FAKULTETIN HISTORI FILOLOGJI

“Rritja e çmimit të naftës më detyron të mos e përdor makinën, por vij me biçikletë. Unë financohem nga prindërit, barra u bie atyre, por as ato lekë s’më dalin…”

 

19-vjeçarja nga Vlora hapi dyert e shtëpisë për të na treguar produktet që ble çdo ditë. Nisur nga fakti se çmimet, kryesisht ato të produkteve të shportës nuk i përballon dot, Sania detyrohet të marrë produkte më të lira.

 

“Çmimi i vajit është rritur nga 320 lekë në 400 lekë. Buka ka qenë 60 dhe është bërë 70 lekë. Të rritet çmimi i bukës është absurde……”

 

Sania Peçi do donte që edhe studentët të ishin pjesë e paketës së rezistencës sociale të qeverisë, në mënyrë që të zbuteshin pasojat krizës ekonomike që i prek në përditshmëri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *