Kryeministri Edi Rama nga Samiti I Diasporës ka dhënë edhe një mesazh direkt për për kreun e PD-së, Lulzim Basha.

 

Gjatë fjalës së tij ai ka theksuar se kryedemokrati ka refuzuar ftesën për në samit, ndërkohë që ka bërë ftesën publike për të;  Kur do flasim?”

 

Kryeministri e konsideroi situatën aktuale të vendit si histori ku shqiptarët i kundërvihen shqiptarëve për interesa të veta.

 

“Është historia e shqiptarëve që i kundërvihen shqiptarëve. Jo për flamurin, jo për ideale dhe ide, por thjesht për hesapet e vogla të katundit, të klubit, dhe hesapet e vogla të mjedisit politik. Shqiptarët kundër shqiptarëve kanë krijuar një ide, e kanë ushqyer se kjo kohë e re e Shqipërisë është koha ku janë rritur kriminelët dhe na paskan pushtuar Kuvendin kriminelët. Është koha ku qeveria e Shqipërisë ka 50% gra. Në parlamentin e Shqipërisë ka më shumë gra se ndonjëherë më parë. Është koha kur varet se nga cili kënd vendos ta shohësh vendin tënd dhe varet sa e vret mendjen për vendin tënd dhe në gjuhë të huaj e bën vendin tënd mish për top. Asnjë shqiptar nuk do ketë paqe deri ditën kur të shohë politikanët, ata që gjithë këto vite kanë bërë punë dhe zarare të mëdha që të paraqiten para drejtësisë. Kjo është koha për të ndërtuar një sistem drejtësia siç është në të gjitha vendet nga ju keni ardhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *