Subscribe

Kriza e tejzgjatur politike duket se po jep efekt negativ në aktivitetin ekonomik në vend.

 

Të dhënat më të fundit nga administrata tatimore flasin për një rritje të numrit të bizneseve që nuk kanë paguar detyrimet fiskale në afat. Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti janë 5100 subjekte që janë shtuar në listën e borxhlinjve, duke e çuar në total numrin e subjekteve që nuk paguajnë taksat në rreth 26 mijë. Dominojnë më shumë bizneset debitore nga Durrësi dhe Vlora. Ekspertët e vlerësojnë këtë situatë si shqetësuese.

 

Duke analizuar të dhënat e tatimeve, nga totali prej 26 mijë borxhlinj, 50% e tyre janë biznese pasive, çka do të thotë se rritja me 5100 subjekte aktive vetëm në 5 muajt e parë është një e dhënë që autoritetet duhet ta marrin seriozisht në konsideratë.

 

Është nje rritje qe nuk është reflektuar me pare. Duke e zhvlerësuar nga bizneset pasive kemi te bëjmë me nje rritje prej 67%. Janë sinjale qe ekonomia ka probleme.

 

Deri në fund të vitit 2018, borxhi në administratën tatimore arriti në 108 miliardë lekë. Peshën kryesore  të kësaj shumë e mban Tatimi mbi Vlerën e Shtuar që është tregues direkt i aktivitetit ekonomik.

 

Publikimi i emrave të subjekteve debitore nga administrata tatimore është një procedurë që i vjen në ndihmë bashkëpunëtoreve të këtyre bizneseve, me qëllim që ata të njihen mbi statusin e bizneseve me të cilët bashkëpunojnë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *