E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kriza politike frenon turistët e huaj

Situata e tensionuar politike duket se po jep sinjalet e para negative në vend. Bëhet fjalë për turet e pranverës, ku operatorët e fushës thonë  se ka patur anulime, sidomos nga turistë izraelitë të cilët kërkojnë siguri maksimale të vendeve që vizitojnë.

 

Por operatorët turistikë kërkojnë zgjidhje sa më parë të ngërçit politik, pasi situata e tejzgjatur do të japë ndikim negativ në të gjithë sektorin.

 

Sipas të dhënave nga operatorët e tregut, deri më tani situata e prenotimeve përgjatë sezonit të verës nuk ka shfaqur probleme.

Më shumë video

Reklamë