Jorida Tabaku akuzon qeverinë se është fajtore për rritjen e madhe të cmimit të naftës, teksa sipas nënkryetares së PDS, kjo situatë do të sjellë rritje të dukshme të cmimeve të produkteve të tjera.

 

Po i afrohemi një krize ekonomike dhe në xhepat e secilit prej qytetarëve. Çmimi naftës po shkon 300 lekë/litër dhe kjo do të thotë që të gjithë produktet e tjera do të rriten ndërsa të ardhurat e qytetarëve do të zhvlerësohen.Shqipërinë po e përndjek kriza e stagflacionit, ku njerëzit do të shpenzojnë më shumë për naftën dhe më pak për ushqimet e shportës. Në një vend ku 40% e të ardhurave shkojnë për ushqimet bazike dhe pijet joalkoolike kjo do të thotë më shumë shpenzime për më pak produkte.

 

 

Sipas Tabakut, sot 60% e cmimit të naftës është e tillë vetëm për shkak të taksave dhe tarifave të rritura nga qeveria e Ramës.

 

 

E gjitha kjo nuk ka fajtor vetëm Putin edhe as luftën, qeveria Rama ka që në vitin 2014 që ka rritur taksat që ka vendosur tek nafta. Sot gati 60% e çmimt të naftës është prej taksave dhe tarifave ndërkohë që shqiptarët kanë rrogat më të ulëta në rajon.Një qeveri e papërgjegjshme që më lehtë ka justifikimin se sa punën për të ndihmuar shqiptarët që ta kalojnë krizën nuk është një qeveri për qytetarët. Duhet të veprohet përpos se të propagandohet. Rruga e vetme është lehtësimi i politikave fiskale, pra ulja e taksave, por kur qeveria ka më shumë përzemër koncesionet dhe PPP-të korruptive se sa kuletën e qytetarit ajo nuk është më një qeveri e qytetarëve por një qeveri e oligarkëve.Nëse vazhdohet kështu kriza do shkojë edhe më thellë në xhepat dhe kursimet e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *