Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Pragës të shtunën, për të protestuar kundër qeverisë.

 

Rritja e çmimeve, inflacioni dhe mbështetja ndaj Ukrainës, janë shkaktarët kryesorë të pakënaqësisë se protestuesve.

 

Organizatore e protestës është një parti e re politike, e cila fillimisht thirri protesta për të kundërshtuar inflacionin, por tanimë po shtohen thirrjet që qeveria të japë dorëheqjen.

 

Prej një viti, inflacioni në republikën Çeke ka arritur nivele rekord, kryesisht për shkak të rritjes së kostove të energjisë, pas nisjes së luftës.

 

Kritikët pretendojnë se qeveria e koalicionit të qendrës së djathtë, kujdeset më shumë për ukrainasit, sesa për qytetarët e saj dhe fajëson Bashkimin Europian për një rritje të kostove të energjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *