Gradualisht, Polonia do të fillojë më 19 prill të heqë masat e izolimit të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusin, duke nisur me kufizimet në dyqane. Ndërsa po pregatiten të zhvillojnë zgjedhjet presidenciale më10 maj, ku pritet të votojnë me postë.


“Nga 19 prilli do të fillojmë ngadalë të zhbllokojmë ekonominë”, tha ministri i Shëndetësisë, Lukasz Szumoëski.

Fillimisht kufizimet do të hiqen për dyqanet, tha zëdhënësi i qeverisë së Polonisë, Piotr Muller.

Javën e kaluar, autoritetet zgjodhën që shkollat të qëndrojnë të mbyllura deri më 26 prill, ndërsa bizneset deri më 19 prill. Po ashtu, është zgjatuar edhe mbyllja e kufijve për transportin ajror dhe hekurudhor. Ato do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri më 3 maj.

Zgjedhjet e 10 majit tani pritet të mbahen ekskluzivisht me postë në një përpjekje për të zvogëluar rreziqet që lidhen me koronavirusin. Ndërkohë, politikanët dhe kritikët thonë se zgjedhjet rrezikojnë të mos jenë të lira ose të drejta, ndërsa kanë bërë thirrje që votuesit të bojkotojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *