Edvin Kulluri e quan situatën brenda Partisë Demokratike jo krizë Basha-Berisha, por krizë lidershipi.

 

Ai ka ironizuar edhe besimin e Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij se do të arrijnë të fitojnë zgjedhjet në 6 bashkitë e vendit më 6 mars.

 

Postimi:

Ai qe humbi 4 beteja elektorale si kryetar i PD dhe nuk dha doreheqjen, as ka ndermend te ike pasi te humbe edhe ato te pjeshme te 6 marsit per bashkite!

Ata qe rrijne prane tij mendojne se “po te ikin shume njerez, qendrojme vetem ne dhe partia eshte e jona”, pavaresisht se shumicen e anetaresise e kane kunder qendrimit te tyre! As nuk kane per qellim te fitojne ndonjehere zgjedhjet!

Ata qe qe kane ndryshuar mendim per humbesin serial, tashme rreshtohen pas atij qe mendojne se ka shumicen e mbeshtetesve ne PD! Domethene qe vete mendojne se nuk kane asnje vlere dhe fuqi per t’ju kundervene nje humbesi patologjik!

Grupi i trete “as mish, as peshk” jane akoma me te dobet! Nuk jane ne gjendje te mendojne e jo me te veprojne! Kane frike nga vendimi qe mund te marrin!

Kjo ne PD nuk eshte krize Basha-Berisha por krize leadershipi dhe elite e partise! Me kete “stan, ky bulmet behet”!

Te treja palet i jane nenshtruar pafuqise se tyre! Ose jane shnderruar ne kamikaze te Lul Braves, ose ne revolucionare pa besuar ne “asgje”, ose heshtin si butake!

I kishin mundesite ta zgjedhnin krizen ne zgjedhjet per kryetar te PD ne 2017, ne 2019 dhe 13 qershor te 2021! Dhe cfare bene? Nje vrime ne uje! Me keq akoma shume prej tyre mbushnin kutite per Bashen me keq se ne zgjedhjet qe mbahen ne Somali apo Burundi! Tani ose vazhdojne mbrojne nje deshtak epik si Lul Brava, ose jane bere pishman! Te tretet bejne si “b….. e zgjuar”, medemek si demokrate te moderuar ne hicgjene qe prodhon ky neutralitet idiot!

E kuptoj perdite e me shume kete situate paradoksale pas cdo debati ku gjendem mes dy paleve qe kapen per flokesh kot e pa arsye morale, apo kur i shoh ne spektakle te shemtuar neper studio ku flasin 4 vete njeheresh!

Dhe me e bukura eshte kur perbetohen per “fitore” ne 6 mars nderkohe qe te gjithe bashke humben zgjedhjet e 25 prillit megjithese ishin paralajmeruar! Por ulnin kokat e benin sikur nuk kuptonin e na quanin “idealiste” e “naive”! Se si do fitojne te ndare e duke u perplasur fizikisht neper hyrjet e sallave te takimeve te Lulzim Shulit, nuk e kupton dot as nje femije 5 vjec!

Tani qajne poshte e larte se “na sulmuan” apo “na mbyllen dyert”! Kush ja mbylli dyert kujt? Njeri-tjetrit! Dhe te dy palet atyre qe kishin 4 vite qe flisnin e vepronin ndaj nje cmendurie ciklike!

Dhe ata qe paguajne cmimin e shtrenjte te kesaj marrezie jane anetaret e PD qe kane edhe ata pergjegjesi por shume me pak se drejtuesit e Partise Demokratike qe lane kete corbe te prishej!

Nderkohe Rama mund edhe te c’varrose Skenderbeun po ja kerkuan e ta shpalle armik! Pse? Sepse nuk ka kush i ben opozite!

Ja pra, kjo eshte e verteta!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *