E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Kriza godet rëndë “të vegjlit”, mjaft biznese mendojnë pezullimin e aktivitetit

Genti Mamo i është rikthyer  punës në dyqanin e tij. Ai përfaqëson një biznes të vogël, që vështirë se do të rimëkëmbet shpejt nga efektet e pandemisë. Pikëpyetjet dhe dilemat, që e shoqërojnë prej dy muajsh janë të shumta. Por një gjë e di me siguri, llogaritë e biznesit nuk dalin.

Reklamë

Jemi në udhëkryq, nuk dimë çfarë të bëjmë dhe nuk dimë se çfarë do të bëhet më tej. Llogaritë nuk dalin. T’i bësh si të duash edhe me skenarin më pozitivë, llogaritë nuk dalin.

Këto kohë izolimi kanë qenë periudhë reflektimi. Si të mund të dalë nga ky udhëkryq. Më e pakta si mund të reduktojë shpenzimet në biznesin e tij, i cili nuk po gjeneron më të ardhura.

Kam vendosur të bëjë një pezullim të aktivitetit. Shitje nuk ka. Ndërkohë në këtë mënyrë shmang qiranë, faturën e ujit dhe dritave. Do përpiqem të gjej një magazinë dhe të s’postoj mallin në një vend më të vogël, pasi qiraja rëndon, për tu kthyer në shtator, mbase atëherë është përmirësuar sadopak gjendja financiare e njerëzve.

Pyetjet që nuk marrin dot përgjigje janë të shumta. Por ajo më kryesorja është kur do të rikthehet normaliteti.

Vetëm normaliteti nuk ka. Në këto kohë kjo fjalë nuk ka më kuptim…

Vazhdo të lexosh

Reklamë