Subscribe

Vetëm 5 nga 58 ndërmarrje te ujesjelleskanalizim arrijnë te mbulojnë te plote kostot vjetore, te tjerat krijojnë grope financiare. Reforma ne sektorin e ujit qe po zbaton qeveria, nuk parashikon qe ne asnjë nga keto ndërmarrje te rritet çmimi i ujit, si nje nga format per te rikuperuar financat. Përfaqësues te Ministrisë se Infrastrukturës thone se fillimisht vëmendja do te fokusohet vetem tek miremenaxhimi.

“67% e ujit qe prodhohet futet ne sistem po nuk faturohet. Kjo krijon nje shume prej 11 mld lekësh. Pra ka nje mundësi te madhe per te miremenaxhuar dhe me pas te shikohet mundësia per çmimin.”

Me rregullat e reja, qeveria do te subvencionoje vetëm ato ndërmarrje qe permiresojne treguesit e tyre financiare, çka do te thote se keto kompani tashme jane ne nje gare per te marre fonde. Viti 2010 ishte afati kur qeveria kishte përcaktuar se te gjithë abonentët do te pajiseshin me matës te ujit te pijshëm, por ne fakt 6 vjet nga ky afat, serish pjesa dërrmuese e tyre vijojne te paguajnë aforfe. Kjo do te thote se shërbimi qe ofrojnë këto kompania nuk eshte përmirësuar nder vite.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *