Subscribe

Për të përballuar krizën energjitike në rast se do të ketë mungesa të shirave, qeveria ka propozuar vendosjen e fashës 800kWh në muaj.

 

Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për datën fikse të kësaj fashe, ndërsa deputetja e PD Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes së bordit të ERE-s është shprehur se duhet të mbrohet interesi i qytetarëve.

 

Ajo i ka bërë kërkesë bordit të ERE për heqjen e kësaj fashe për 100 mijë abonentët familjarë dhe thotë se çmimin e vendos ERE, ndonëse propozohet nga qeveria.

 

 “Së pari, çmimi i gazit në bursën ndërkombëtare të Dutch TTF për gazin ka rënë në 100 euro/megavat. Ndërkohë që kontratat Future kanë zbritur në 93.35 euro/MËH të hënën duke rënë me 20 përqind krahasuar me të premten. Ky, sipas të gjitha të dhënave, është niveli më i ulët i shitjes së gazit që nga mesi korrikut. Ndërkohë që gazi Europian është në nivele 70 përqind më të ulëta se sa nivelet e para në Gusht 2022. Pra ka një rënie të çmimeve ndonëse jo në nivelet e dikurshme, të gjithë derivatet e tjera por edhe vendet e tjera që furnizohen me gaz kanë rënë gjithashtu. Arsyet përse ka rënë çmimi i gazit lidhen me faktin që koha është e mirë, nuk ka nevojë për ngrohje dhe gjithashtu kapacitetet e magazinimet me energji elektrike janë të larta.

 

Së dyti, çmimet ditore duket se kanë luhatje të tilla aq sa ditën e djeshme (pra 26 tetor 2022) çmimi i ditës ishte më i ulët se sa një vit më parë. Ngjyra blu është çmimi në vitin 2022. Në harkun kohor të 7 ditëve (20 tetor-26 tetor) çmimi i energjisë elektrike në raport me një vit më parë të njëjtën periudhë ka qenë mesatarisht 56.67 euro më pak.

 

Së treti, çmimet javore tregojnë gjithashtu që çmimi i energjisë për muajin tetor është mi ulët në Tetorin 2022 se sa një vit më parë duke treguar shenja të një rënie të çmimit. Çmimi javën e fundit të matur ka qenë 20% më poshtë se sa një vit më parë dhe një rënie që ka nisur përpara një jave.

 

Së katërti, edhe krahasimi i çmimeve në raport me vitin e shkuar është gjithashtu në favor të propozimit për të revokuar fashën 800 KWH për mbi 100 mijë familje që do të rrisë me 5 herë çmimin e energjisë elektrike”, tha Tabaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *