E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kriza energjitike në Kosovë/ Reagon Rama: Po shohim çdo mundësi ndihme

Kryeministri, Edi Rama pret Kryeministrin e Kosoves, Albin Kurti, para Samitit te Ballkanit Perendimor, te mbajtur ne Tirane gjate nje seance plenare te mbyllur, ku u diskutua nderlidhja e Ballkanit Perendimor, mbeshtetja financiare, dhe anetaresimi i ketyre vendeve ne Bashkimin Europian./r/n/r/nPrime Minister, Edi Rama receives Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, prior the Western Balkans Summit, held in Tirana during a closed plenary session, where the interconnection of the Western Balkans, financial support, and membership of these countries in the European Union were discussed.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me krizën energjitike në Kosovë.

 

Reklamë

Sipas Ramës ka kërkuar nga ministria e Energjisë çdo mundësi  për të ndihmuar Kosovën në përballimin e krizës energjetike në mënyrë që qytetarëve të mos i mungojë rryma gjatë dy ditëve të festave të fundvitit.

 

Reklamë

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!

 

Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi”, shkruan Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë