Subscribe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bën me dije se këtë të dielë është kthyer në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’

 

Kurti shprehet se gjendja e turbinës është e mirë dhe se nuk ka pasur nevojë për balancim. Gjithashtu ai shpjegon se për çdo orë tashmë do të paguhen rreth 50 mijë euro import më pak dhe se deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas.

 

‘Rreth 200 euro kushtoi 1 MWh në bursën ndërkombëtare të energjisë dje. Mirëpo sot në ora 10:15 u kthye në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MË. Sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55, gjendja e turbinës është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për balancim. Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve. Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MË fuqi secila!’ shkruan Kurti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *