Bashkia e Fierit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj, lidhur me krizën energjetike në vend.

 

Në njoftim thuhet se Ujësjellës Kanlizime Fier, do të nisë aplikimin e kufizimit e furnizimit me ujë deri në përmirësimin e situatës.

 

“Të nderuar qytetarë!
Jemi duke përjetuar një situatë të vështirë energjitike, e cila ka përfshirë të gjithë rajonin. Kjo situatë na prek të gjithëve. Secili prej nesh duhet të limitojë konsumin e energjisë në punë e familje, pasi çdo kë i kursyer vlen në këtë kohë. Për ketë arsye edhe Ujësjellës Kanlizime Fier, në bazë të një plani të mirëmenduar dhe të mirëstudiuar, për të kursyer energji, por edhe për të mos rritur çmimin e ujit si efekt të krizës energjitike do të nisë aplikimin e kufizimit e furnizimit me ujë deri në përmirësimin e situatës. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj, gjithashtu edhe që kjo situatë të kalojë sa më shpejt. Faleminderit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *