Vëzhguesit ndërkombëtarë shprehen se situata ushqimore dhe ekonomike në Korenë e Veriut është e vështirë dhe se ka sinjale se vendi po rrit tregtinë dhe po merr dërgesa të mëdha ndihme humanitare përmes Kinës.

 

Agjencia e inteligjencës deklaroi se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un lëshoi urdhra në seancën dëgjimore parlamentare me dyer të mbyllura për ruajtjen e çdo kokrre orizi, si dhe për përpjekje të gjithanshme kushtuar bujqësisë.

 

Sipas mediave të ndryshme që citojnë burime të paidentifikuara koreanoveriore, banka qendrore atje ka shtypur kuponë parash me vlerë rreth një dollar për shkak të mungesës së kartëmonedhave të Koresë së Veriut.

 

Këtë javë, media shtetërore e Koresë së Veriut promovoi konsumin e mishit të mjellmës së zezë si një burim ushqimi medicinal, duke deklaruar se kultivimi i ri industrial do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së njerëzve.

 

“Mishi i mjellmës së zezë është i shijshëm dhe ka vlera mjekësore”, shkruan e përditshmja koreano-veriore Rodong Sinmun, e cila është në pronësi të partisë në pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *