Subscribe

Kriza e refugjatëve dhe aktet terroriste, përtej problemeve të brendshme, janë shqetësimet kryesore të vendeve të Mesdheut. Në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, tërhoqi vëmendjen mbi domosdoshmërinë për një mekanizëm për t’i bërë ballë krizave. Shqetësimin ndaj mosreagimit te disa vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ndaj fluksit të emigrantëve drejt Europës, e ndau kryeministri Edi Rama. Madje ai nuk kurseu edhe kritikat ndaj atyre që ai tha se i shmangen përgjegjësive. Asambleja Parlamentare e Mesdheut zhvillohet për herë të parë në Tiranë. Gjatë punimeve do të diskutohen raportet dhe bashkëpunimin e vendeve anëtare, për t’i bërë ballë sfidave të përbashkëta. Një videomesazh urimi nga Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, u transmetua në çeljen e punimeve të Asamblesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *