Ministrat e Brendshëm të Gjermanisë dhe Italisë janë takuar në Austri për të diskutuar mbi çështjen e emigrantëve. Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer është shprehur optimist rreth arritjes së një marrëveshjeje me Romën për t’i kthyer emigrantët në Itali brenda muajit korrik, por homologu i tij italian Matteo Salvini u shpreh se më pare nevojitet një strategji më e gjerë për të mbrojtur kufijtë e Evropës.

 

Salvini i tha homologut të tij gjerman se objektivi është i përbashkët: më pak vdekje dhe më pak emigrantë në Itali dhe Gjermani.

 

Matteo Salvini: Përpara se të pranojmë emigrantë vetëm në Itali, ne duam që Evropa të mbrojë kufijtë e saj të jashtëm. Kur kjo të bëhet realitet, ne mund të flasim për të gjithë pjesën tjetër.

 

Horst Seehofer: Qëllimi ynë është të përforcojmë kufijtë e Europës dhe t i kontrollojmë ato në mënyrë më efikase, gjithashtu qëllimi ynë është te reduktojmë emigracionin.

 

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer është përballur me mjaft kritika në Gjermani për retorikat e tij ndaj emigrantëve, pas komentit se po festonte ditëlindjen e tij të 69-të ditën që 69 refugjatë u deportuan në Afganistan.

 

Por edhe homologu i tij italian Salvini është i njohur për deklaratat e tij ekstremiste rreth emigrantëve, pasi më pare i ka quajtur refugjatët kontrabandistë, skllevër dhe terroristë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *