E enjte, 17 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kriza e emigracionit, Italia kërcënon BE

Ilustrim · Vizion Plus

Së fundmi Italia paralajmëron se mund të ndërpresë fondet për Bashkimin Evropian, nëse shtetet e tjera nuk i marrin migrantët që janë bllokuar në një anije që ka ankoruar në një port të Sicilisë, komento këto që Brukseli i cilëson si “kërcënime”.

 

Të dërguarit nga shtetet e BE-së, që janë takuar në Bruksel më 24 gusht, kanë dështuar që të arrijnë një marrëveshje për ndarjen e përgjegjësisë për 150 migrantët që gjenden në bordin e anijes Diciotti, një anije e rojës bregdetare italiane, që ka ankoruar në Katania më 20 gusht.

 

Ndërkohë mbi 650 mijë migrantë, shumica nga Afrika dhe Lindja e Mesme kanë kaluar Detin Mesdhe për në Itali që prej vitit 2014 dhe Qeveria e re në Romë thotë se është zgjedhur pikërisht për të ndalur rrjedhën e migrantëve. Gjithashtu, Qeveria italiane thotë se nuk do të lejojë asnjë anije të ndihmës të zbarkojë pasagjerët e saj, nëse shtetet evropiane nuk pajtohen që t’i marrin dhe t’i strehojnë këta persona.

 

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se zgjidhja e çështjes së anijes Diciotti është prioritet, por komentet jokonstruktive, lëre më kërcënimet… nuk do të na çojnë drejt zgjidhjes

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh