Banka e Shqipërisë mund të ndërhyjë sërish në politikën monetare, duke rritur më tej normën e interesit, për të rikthyer në objektiv inflacionin. Kështu deklaroi Guvernatori Gent Sejko gjatë një takimi që pati me zëvendësdrejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li .

 

“Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të ndërhyjë në kohën dhe me forcën e duhur për të garantuar stabilitetin e çmimeve në vend, duke krijuar kushte të përshtatshme për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të ekonomisë shqiptare.” u shpreh Guvernatori.

 

Ndërsa zëvendësdrejtori I FMN-së i vlerësoi si të drejta ndërhyrjet e bankës.

 

“Banka e Shqipërisë me të drejtë ka nisur procesin e normalizimit të politikës monetare në vitin 2022 për të mbajtur në kontroll presionet inflacioniste.” u shpreh z. Li.

 

Detyra që iu la Bankës Qendrore nga FMN është që të vazhdojë reformat për t’u përafruar me standardet e BE-së, pavarësisht krizës globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *