Subscribe

Banka e Shqipërisë  deklaron se nuk ka tarifa të rritura në sistemin bankar, si pasojë e krizës që po lë pas pandemia, efektet e të cilës janë shtrirë edhe në bankat e nivelit të dytë.  Drejtori i mbikëqyrjes bankare, në Bankën e Shqipërisë, Deniz Deralla i ftuar në emisioni E-Zonë tha se bankat kanë patur kosto të shtuara nga pandemia, por ky fakt nuk është reflektuar në pagesat e konsumatorit. 

“Ajo që ju garantoj është që në këto momente nuk ka rritje të komisioneve bankare. Sigurisht bankat kanë të drejtë të rrisin komisionet kur kanë rritje kostosh dhe këto kohë, kostot janë rritur. Kujtojmë që vetëm dezinfektimi i ambienteve dhe ATM-ve i ka kushtuar 200 mijë euro për banka të mëdha. Kosto shtesë ka patur edhe në menaxhimin e parasë cash, që u rrit në sasi të konsiderueshme gjatë këtyre muajve, për shkak edhe të bllokimit të transportit ajror. Sigurisht të gjitha këto do reflektohen diku”, thotë Deralla.  

Por, Deralla sqaron më tej se Banka Qendrore ka mekanizma për të frenuar rritjen e komisioneve. Sipas tij, ndryshimi i kushteve të punës në banka duhet të shoqërohet me një metodologji, që bazohet drejt kostove dhe jo drejt fitimeve. Nëse kjo metodologji nuk ka transparencën e nevojshme ajo refuzohet.

“Banka e Shqipërisë nuk e ka mandatin për të refuzuar rritjen e komisioneve, por ka mandatin për t’i kërkuar bankave një transparencë të plotë në lidhje më ndryshimin e kushteve të punës. Nëse kjo transparencë nuk realizohet,  atëherë Banka e Shqipërisë e bllokon këtë procedurë.”

Pas pandemisë, në sistemin bankar është vërejtur një tendencë për të rritur komisionet bankare. Kjo tendencë nuk është e unifikuar në të gjitha bankat e nivelit të dytë, por biznesi dhe individëtjanë përballur me kosto të rritura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *