Subscribe

Socialisti Ben Blushi ka sulmuar nga Parlamenti qeverinë per qëndrime te paqarta, ne lidhje me valën e emigranteve ne rajon e mundësinë qe ata te vijnë ne territorin shqiptar. Përballe kërkesës se Blushit, se nuk mund t’u mbyllet dera emigranteve, ministrat e kabinetit Rama, kane deklaruar se nuk behet fjale per te ngritur mure ne kufi, por Shqipëria është pro një zgjidhje ku secili vend, mban peshën e vet.

Ben Blushi: Nuk do dyshoja kurrë se ne mund te ishim  nje vend ksenofob ne rast se këtë dyshim nuk do ma kishin ngritur qëndrimet ekuivoke dhe te paqarta te ditëve te fundit.

Por përplasja per çështjen e emigranteve është shtrire edhe tek problematika e muxhahedineve.

Ben Blushi: Përpara disa javësh ne vendosem te strehojmë gati 3000 muxhahedine dhe mire beme. Por nese strehojmë muxhahedinet dhe mbyllim dyert per sirianet, sigurisht qe bota ka arsye te besoje se ne bëjmë tregti politike.

Saimir Tahiri: Përsa i takon çështjes së muxhahedinëve, është diskutuar shumë këto kohë lidhur me një të supozuar vendim të qeverisë shqiptare për të marrë 3000 muxhahedinë në Shqipëri. Është e pavërtetë! Këtu ka shumë kolegë që e dinë shumë mirë se kjo është një marrëdhënie e nisur që nga koha e qeverisë së kaluar për t’iu përgjigjur me humanizëm dhe solidaritet një çështjeje që prek më së shumti vlerat që mbrojmë të gjithë bashkë, në kuadër të mbrojtjes së atyre njerëzve që kanë më shumë nevojë për mbrojtje.

Sipas Tahirit per qeverinë shqiptare, kriza e emigranteve duhet trajtuar ne mënyre te përbashkët nga te gjitha vendet pasi asnjë shtet i vetëm, nuk ia del dot.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *