Subscribe

Dhoma kombëtare e përmbaruesve gjyqësorë privat e cilëson një rast të izoluar, ngjarjen e 1 jave më parë ku disa familje pranë shkollës “ Petro Nini ”, u përplasën me policinë, gjatë ekzekutimit të një vendimi gjyqësor të formës së prerë. Kryetari i dhomës Tedi Malaveci thotë për Vizion Plus se opinioni publik ka krijuar një perceptim të gabuar mbi përmbaruesit privat të cilët ofrojnë këtë shërbim prej gati 10 vitesh.

 

“Nuk mendoj se përmbaruesit privat janë hallka më problematike e sistemit të drejtësisë. Kuptohet, përmbaruesi është figura që përballet me pritshmëtitë dhe ndjeshmëritë e publikut gjatë ekzekutimit të një vendimi apo titulli ekzekutiv ”

 

Megjithatë nisur jo vetëm nga ankesat e qytetarëve , gjatë 3 viteve të fundit, dhoma kombëtare i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të marrë masa për 32 përmbarues privat, nga 150 që ushtrojnë aktivitetin në total.

 

“Mendoj se edhe ligjvënësi duhet të shikojë mundësinë për ti dhënë më shumë kompetencë dhe rol vendimmarrës dhomës kombëtare të përmbaruesve, nisur edhe nga eksperiencat e vendeve fqinje”

 

Shërbimi përmbarimor në Shqipëri ofrohet edhe nga shteti, por edhe nga privati njëkohësisht. Sipas statistikave per afro nje dekade përmbarimi privat në Shqipëri ka ekzekutuar rreth 100 mijë vendime.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *