Subscribe

Në datën 10 dhjetor hapet thirrja e radhës nga programi IPARD, ku fermerët duhet të aplikojnë për të përfituar fondin e përcaktuar.

 

Thirrja do të qëndrojë e hapur deri në datën 25 janar. E ftuar në “E-Zonë”, drejtorja e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca ka shpjeguar se kush duhet të aplikojë dhe cilat do të jenë kriteret.

 

“I kemi njoftuar 1 muaj përpara. Çelim masën 1 që është masa e investimeve në fermë për sektorët e qumështit, mishit, fruta-perimve dhe vreshtarisë. Hapim dhe masën 3 që është masa e agro-përpunimit, vetëm për sektorin e fruta perimeve. Investimet fillojnë nga 10 mijë euro. I targeton edhe fermerët e vegjël, por duhet të jenë të formalizuar, të regjistruar në QKB. Ky program ndihmon vetëm ata që paguajnë taksa, sigurime shoqërore etj.  Atyre iu kërkohet të kryejnë një biznes plan apo projekt teknik, deri në masën e 25 mijë eurove të investimeve. Mbi 25 mijë euro investim, kërkohet që të jetë një biznes plan i mirëfilltë. Duhet të kuptojmë rendimentin e fermës. Fakti që pas çdo thirrje, aplikimet janë shtuar, kjo tregon se ne nuk kemi problem interesi, por aplikimet që vijënë duhet të vijnë gjithmonë duke u përmirësuar, sa i përket dokumentacionit. Nuk është përjashtues ky plan për fermerët shqiptarë. Programi ka një objektiv: që fermeri të përfitojë nga këto politika.”

 

Bëhet fjalë për një fond 29.1 milionë euro euro e vendosur në dispozicion, ku fermerët e formalizuar me NIPT dhe që duan t’i zhvillojnë më tej investimet e tyre mund të aplikojnë. Kjo është thirrja e tretë, ndërkohë që nga dy thirrjet e mëparshme janë lidhur 238 kontrata, me një fond të përfituar prej 4.5 miliardë lekësh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *