Kane kaluar 13 muaj nga koha kur Ministria e Transporteve kishte bere gati kriteret qe do te aplikoheshin per çdo servis automjetesh. Por edhe sot, ministri përkatës Edmond Haxhinasto, premton te njëjtën gjë. Ministri ishte ne një inspektim ne një nga pikat e licencuara servisi te automjeteve ne Tirane. Janë me mijëra servistet e pa regjistruara, te cilët nuk ofrojnë asnjë garanci ne riparimin e automjeteve. Ne kriteret e reja qe do aplikohen janë madhësia e ambientit dhe kualifikimi i mekanikut, ndërsa do te ofrohet edhe një certifikate garancie. Tregu i riparimit te automjeteve është jashtë çdo norme dhe kontrolli te mundshëm. Askush nuk di sa servise janë ne Shqipëri. Por mbi te gjitha tek askush, nuk ke garanci qe për paratë qe paguan, shërbimi qe merr është ai i duhuri.