Subscribe

Për herë të parë vrasësi me pagesë, Kristi Pine, i cili ka edhe statusin e dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë, u përball me anëtarët e bandës ku ai bënte pjesë, e kryesuar nga i dënuari më burgim të përjetshëm, Admir Tafilaj. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda nisi këtë të premte, procesi gjyqësor ndaj 13 të pandehurve, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kryenin vrasje me pagesë. Por seanca u shty pasi i dënuari me burgim të përjetshëm, Admir Tafilaj, njëherazi i akuzuar si ndërmjetësi dhe porositësi i vrasjeve të ndodhur në qytetin e Shkodrës, nuk u paraqit në sallë. Grupi akuzohet për disa vrasje, plagosje dhe planifikim ekzekutimesh kundrejt shumave të mëdha financiare. Admir Tafilaj, Kristi Pine, Elson Merdani dhe Dritan Peksani në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë me paramendim Ibrahim Manin në Shkodër, në fund të qershorit 2014. Ndërsa të njëjtët persona akuzohen edhe për vrasjet e mbetura në tentativë të Edmond Çakmashit dhe Majlind Lilës. Organizatori i ekzekutimeve ishte Admir Tafili, i cili pasi merrte porositë ne qeli, ua dërgonte porositë pjesëtarëve të grupit që ndodheshin jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *