Subscribe

Sa herë kemi menduar të veshim takat e mamit apo t’i marrim çelësat e makinës së babit, kur kemi qenë fëmijë? Thonë që i ndodh të gjithë fëmijëve të duan të sillen si të rritur. Kjo e ka frymëzuar edhe Franceska Hysin, për të sjellë shfaqjen “Krishtlindje të rriturish”.

 

“Fëmijët që ëndërrojnë të rriten, i shkruajnë babagjyshit për këtë dëshirë. E si me magji të nesërmen zgjohen të rritur. Përgjatë një dite kuptojnë se të jesh I rritur ka shumë përgjegjësi.”

 

Françeska është përpjekur që brenda kësaj vepre të përcjellë disa mesazhe, dhe jo vetëm për fëmijët.

 

Shfaqja është ndërtuar e gjitha në shqip. Skenografia na sjell më afër festave, me ngjyrën e kuqe dhe pemën e Vitit të ri. Edhe muzika e festive të fundvitit është në shqip.

 

Thuajse gjithçka është gati për të vegjlit, që do të mund ta shijojnë këtë shfaqje nisur nga kjo fundjavë në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *