Subscribe

Afërsisht 17 përqind e vrasësve të dënuar në Shqipëri, kanë kryer më parë një krim. Çdo vit shkojnë në burg për krimin e vrasjes 20 shtetas të dënuar më parë për ndonjë krim tjetër. Më shumë se, 27 përqind e atyre qe dënohen për pastrim parash, kane qenë më parë të denuar për trafiqe të jashtëligjshme.

 

Shifra e atyre që kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash gjatë trafikut të drogës, dhe që kërkojnë t’i pastrojnë paratë e tyre vazhdon të mbetet në nivele të larta. Ndërsa ata që nuk kanë mundur dot të bejnë para dhe që i rikthehen sërish trafikut të drogës në Shqipëri janë 17 përqind.

 

Trafikantët nuk heqin shpejt dorë nga rruga e tyre, më shumë se, 14 përqind e atyre që kryejnë krimin e shfrytëzimit të prostitucionit rikthehen sërish në burg. 12 përqind e pengmarrësve në shqiperi, janë dënuar më parë për nje krim tjetër. Më shumë se, 6 përqind e të gjithë atyre që mashtrojnë, rikthehen në qeli për herë të dytë, ndërsa ndryshe ndodh me falsifikatorët, te cilet janë në nivele më të vogla, rreth 4 përqind.

 

Dhuna në familje mbetet ende e lartë dhe në rekorde më vete. 11 perqind e atyre që ushtrojnë dhunë në shtëpitë e tyre kanë qenë në burg të paktën një herë dhe 2 përqind janë dënuar po për të njëjtën vepër penale, dhunën në familje. Për veprën penale shkatërrim i pronës së tjetrit, 10 perqind e të dënuarëve kanë qenë të paktën një herë në burg.

 

Ndërsa një ndër krimet që nuk është shqetësues për rendin publik, por që lidhet direkt me qytetarët, mbetet rekordi i krimeve kundër mjedisit, zakonisht në prerjen e pyjeve. Më shumë se 14 përqind e të dënuarve për këte vepër penale janë arrestuar të paktën një herë nga policia për këtë arsye. Kjo ka qenë edhe tema e diskutimit në “Natën e mirë dhe Paç fat”, në “Vizion Plus”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *