Subscribe

Opozita ka vazhduar akuzat ndaj Partisë Socialiste se po përdor kriminele ne betejën elektorale ne Dibër. Sekretari i përgjithshëm, Arben Ristani, ka publikuar nje foto, e cila per Partine Demokratike, fakton se kryeministri Rama ka mobilizuar kriminale ne fushatën zgjedhore.

Përkrah trafikantit të femrave Arben Ndoka, në fushatën elektorale të Dibrës, Edi Rama ka çuar, siç e shihni në këtë foto të publikuar nga mediat,  shefin e krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani. Ky person i njohur si garant i trafikantëve të drogës në Mirditë,  është angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Dibër. Ky fakt i zbuluar nga mediat, rikonfirmon se Edi Rama e ka bazuar të gjithë fushatën e Dibrës  tek bandat dhe kriminelët me të cilët e gënjen mendja se do të frikësojë dhe tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve.

Sipas pd edhe takimi elektoral i PS pasditen e se martës, faktoi se koalicioni i majte, do te humbëse ne 11 shtator.

Humbja e Ramës  është e pashmangshme sepse nuk ka mbajtur asnjë premtim ndaj dibranëve por i ka zhytur varfëri dhe pasiguri. S’ka bërë asnjë investim, s’ka hapur asnjë vend të ri pune, ka dhunuar dhe poshtëruar Dibrën dhe çdo dibran të djathtë e të majtë. E vetmja kontratë që ka Rama dhe kandidati i tij  është ajo me krimin. 

Zgjedhjet per Bashkinë e Dibrës jane gara e pare elektorale qe pas zgjedhjet te qershorit 2015 dhe veçanërisht per opozitën, kjo beteje ka rendësi per te rikthyer djathtas këtë bashki.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *