Subscribe

Ashtu si për çdo reforme te rëndësishme ne Shqipëri, edhe ne nisje te punës per reformën zgjedhore, ambasadoret e akredituar ne Tirane luajtën rolin e arbitrit, duke nënvizuar problematiken e proceseve elektorale e duke kërkuar konsensus per te përmirësuar standardet zgjedhore. Për ambasadorin amerikan ne Tirane, Donald Lu, zgjedhjet lokale te 2015 shfaqen disa probleme, duke filluar nga blerja e votës e deri tek kandidimi i personave me rekorde kriminale duke nënvizuar rendësine e transparencës se financimit te fushatave për proceset e ardhshme zgjedhore.

Donald Lu:

Largoni personat e korruptuar nga listat.

Edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe OSBE kane kërkuar vullnet politik për arritjen e standardeve  me te mira ne proceset elektorale

Robert Wilton:

Nevoja për një reformë tërësore, gjithëpërfshirëse dhe të shpejtë është e padiskutueshme. Demokracia juaj ose shërohet ose vdes këtu.

Jan Rudolf:

25 vjet pas rënies se komunizmit nuk ka asnjë justifikim qe te mos bëni zgjedhjet sipas standardeve ndërkombëtare.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet te mbahen qershorin e vitit te ardhshëm dhe partitë politike kane te paktën nje vit kohe per te gjetur gjuhen e përbashkët, e per te përmirësuar ligjin elektoral.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *