E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Kriminelët e Elbasanit janë truprojat e Ramës, strategji e PS-së”

Ilustrim · Vizion Plus

Teksa dënoi përplasjen fizike mes militanëve të PD dhe PS në Elbasan, Alfred Rushaj fajësoi mazhorancën për incidentin e shënuar në Ditën e Verës. I ftuar në “Quo Vadis”, drejtuesi i fushatës së PD u shpreh se ata që ndezën konfliktin ishin truprojat e kryeministrit Edi Rama, të cilët i quajti kriminelë.

“Dënojmë çdo lloj akti dhune. Kriminelët e qytetit dhunojnë qytetarët në mes të qytetit, në ditën e verës. E turpshme është se ata janë truprojat e kryeministrit. Si truproja, Rama merr kriminelët e qytetit. Është një strategji, nuk është rast i veçuar.”

Sa i përket vendimit të KQZ për të çuar në prokurori për verifikim të thellë 4 kandidatët për deputetë të PD, Rushaj tha:

“E kanë kaluar njëherë filtrin e ligjit të dekriminalizimit. Kemi bërë verifikimet tona. Mirëpresim çdo hetim te thelluar. Për fat të keq vendimet që janë marrë janë tërësisht në kundërshtim me ligjin. Ka zvogëluar numrin e kandidatëve që do mblidhnin votat për koalicionin, ka shkelur dy të drejta thelbësore: e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh