E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Kriminaliteti gjatë 2015-ës

Prokuroria e Përgjithshme publikoi raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2015. Sipas dokumentit 295 faqesh, gjatë vitit që lamë pas, vërehet rritje e numrit të çështjeve të hetuara për veprat korruptive me 49 %. Organi i akuzës rendit dhe rritjen e procedime per pastrimin e parave dhe trafikun e lëndëve narkotike. Gjatë vitit te kaluar, Prokuroria ka synuar ashpërsim të politikës së dënimit për armëmbajtjen pa leje. Raporti nënvizon se në 83 perqind të kërkesave dënimi i kërkuar ka qenë me burg. Një tjetër pikë janë dhe krimet kundër jetës. Sipas Prokurorisë, në vitin 2015, numri i procedimeve për krimet kundër jetës të kryera me dashje, ka pësuar një ulje prej 21,5 % në krahasim me vitin 2014. Tendencë në ulje vërehet edhe për veprën penale të vrasjes, për shkak të marrëdhënieve familjare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë