Kronikë
Krimi në familjen Gjoni, këta janë babë e bir që u konfliktuan në gjendje të dehur! I moshuari e goditi djalin me thikë në zemër

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e 74-vjeçarit Hekuran Gjoni dhe 37-vjeçarit Asim Gjoni (babë e bir).
Dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, i moshuari ka goditur me thikë në zemër të birin. Si pasojë, 37-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Reklamë
Hekuran Gjoni pas ngjarjes u shoqërua në ambientet e komisariatit.
Para hetueve ai pranoi krimin, teksa pritet të merret në pyetje për të zbuluar shkakun e sherrit.
Reklamë
Dyshohet se babë e bir kanë qenë në gjendje të dehur në momentin e sherrit, ndërsa shkak dyshohet se janë bërë ngacmimet e të birit ndaj të atit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




