Subscribe

Detaje të tjera janë zbardhur nga operacioni “Misteri” i kësaj të mërkure në Fier. 29-vjeçari i vënë në pranga, Albi Mecini dyshohet se do të vriste në Fier një emër të njohur të botës së krimit të këtij qyteti. Burime pranë policisë e mbajnë të fshehur identitetin e tij në kuadër të hetimeve. Lidhja e tij me zhdukjen e dy miqve Fatmir Sulollari dhe Leonard Thodhori është provuar shkencërisht.

 

Brenda automjetit të sekeustruar disa kohë më parë janë përftuar profile gjenetike AND-je, të cilat bëjnë hetuesit të dyshojnë se ai është një prej autorëve. Rezulton me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit.

 

29-vjeçarit iu kapën mbi 21 kilogramë lëndë plasëse të montuara për shpërthim në distancë. Sasia e lëndës plasëse ishte e ndarë në dy çanta, të cilat u u gjetën në afërsi të automjetit të të arrestuarit.

 

Gjithashtu policia ka gjetur dhe tre bidona me benzinë, ndërsa dyshohet se do të kryhej një ngjarje e rëndë kriminale.

 

Së bashku me të janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë, Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali, të dyshuar si bashkëpunëtorë të 29-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *