E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Krimi horror në Greqi/ “ADN-ja e bashkëshortit te shiriti izolues”

Ilustrim · Vizion Plus

Hetimet për vrasjen e 20-vjeçare në Greqi në sy të foshnjës janë në zhvillim e sipër. Policia duket se është afër identifikimit të autorit.

 

Autoritetet janë përqendruar në kërkimin e të ashtuquajturit informator, të cilët po vazhdojnë të hetojnë mundësinë e informacionit të brendshëm të autorëve për gjendjen financiare të familjes.

 

Mediat greke shkruajnë se një tjetër pistë e kësaj ngjarje të rëndë është se në shiritin izolues janë gjetur gjurmët e ADN-së së bashkëshortit të të resë. Por sipas dëshmis së tij, ai ua dha autorëve për ta lidhur, nën kërcënimin e një arme, pasi ata nuk kishin.

 

Lista e të dyshuarve është zvogëluar në 10 persona, që përbëhet nga kriminelë të kombësive të ndryshme.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh