Subscribe

Vetëm gjatë këtij viti krimi në familje i ka marrë jetën 8 personave, ndërkohë që shifrat tregojnë se fenomeni nuk ka ulje, edhe pse dënimi për këtë vepër penale shkoi ne ekstrem, duke kaluar edhe ne kompetence te Krimeve te Renda. Ngjarjet nisin që në shkurt, ku një krim i rëndë në familje i mori jetën një 17-vjeçareje. Elidona Ibraj u qëllua me thikë nga babai i saj i dehur e humbi jetën në spital. Kujtim Ibraj 57 vjeç shkoi i pirë në banesën e tij në rrugën “Jordan Misja” e qëlloi me thikë dy vajzat e tij. 17-vjeçarja nuk mundi t’u mbijetojë plagëve ndërkohë që 22-vjecarja Esmeralda mbeti e plagosur.
Nuk do të kalonte shumë dhe disa orë më pas për shkaqe ende të paqarta 41-vjecari Mondi Gjoka qëlloi mbi bashkëshorten e tij 38-vjeçare e më pas vrau veten në Manëz të Durrësit. Lumturie Gjoka mbeti e plagosur rëndë, ndërkohë që 41-vjecari i dha fund jetës.
Në mars në një tjetër ngjarje të rëndë policia dyshoi se autor i vrasjes së Mirash Djaloshit në fshatin Shkallë të Shijakut ishte djali i tij. 22-vjecari i sapo dalë nga burgu kishte pasur konflikte të shumta me babain, kjo për shkak se i kërkonte të birit të punësohej. Trupi i 54-vjecarit u gjet pak metra larg shtëpisë i qëlluar me çekiç në kokë. Një muaj më pas në prill, Artur Kurti mbeti i vrarë në shkallët e apartamentit të tij. Sipas policisë 50-vjecari u qëllua me thikë nga kunati i tij. Blutë thanë se pas ndarjes nga bashkëshortja Artur Kurti kishte probleme me pijen, ndërkohë që nuk u zbulua motivi i ngjarjes së rëndë ku u përfshi dhe djali i tij Jurgen Kurti.
Një ditë më pas në Kombinat një tjetër krim në familje i mori jetën një vajze. Bashkëshorti i saj gardist për motive banale e qëlloi me armën e shërbimit Ida Dervishin, e cila humbi jetën rrugës për në spital. Admir Dervishi qëlloi disa herë në drejtim të saj në sy të fëmijëve. Në qershor vëllai vrau vëllanë. Ngjarja ndodhi në Tiranë në zonën e Valiasit ku Afrim Kallari qëlloi me çifte në drejtim të vëllait të tij Ermir Kallarin dhe më tej plagosi edhe nënën. Krimi i rëndë brenda familjes ka patur si shkak zënkat për pronësinë ndërkohë që Afrim Kallari punonjës i zjarrfikësve u vetëdorëzua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *