E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Krimet e Rënda: Trupi i Kaçifas sillet në Tiranë për autopsi të detajuar

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur që trupi i ekstremistit Kostandinos Kaçifas, i cili u vra dy ditë më parë do të transportohet në Tiranë për një autopsi sa më të thelluar që të mos ketë asnjë kundërshtim nga familja.

 

Ekspertiza do të kryhet nga mjekësia ligjore qendrore. Kërkesa e Krimeve të Rënda vjen dy ditë pas vrasjes së 35 vjeçarit, familjarët e të cilit refuzuan këtë të martë  që ta tërheqin trupin, pasi kërkonin ekspertizë greke.

 

Reklamë

Ndërkohë familja ka pajtuar një avokat grek dhe një mjek nga spitali i Janinës, të cilët do të ndjekin procesin e autopsisë që do të kryhet në Tiranë.

 

Gjithashtu Prokuroria ka bërë me dije se hetuesit grekë mund të vijnë vetëm në rolin e vëzhguesit, por jo aktivë në hetime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë