Subscribe

Krimet e Rënda pranuan kërkesën e Saimir Tahirit për gjykim të shkurtër.

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kreu i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për implikim në trafikun e narkotikëve, e kryer nga një organizatë e krimit të organizuar e drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

Po kështu Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi orën 13:00 të datës 10 shtator për dhënien e pretencës ndaj Saimir Tahirit nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Pranimi I kërkesës për gjykim të shkurtuar vlen edhe për ish drejtorin e policisë Jaeld Çela, edhe ai I akuzuar për të njëjten dosje për përkrahjen e grupit Habilaj.

Çështja penale ndaj ish-ministrit Tahiri filloi në tetor 2017, pas publikimit të disa përgjimeve të anëtarëve të grupit “Habilaj”, të cilët përmendnin emrin e Tahirit dhe aludonin se i kishin blerë dhurata. Prokuroria e Krimeve të Rënda e shtyu disa herë afatin e hetimeve, pasi priste marrjen e letër-porosive nga Italia dhe Mali i Zi.

Tahiri kaq lidhje farefisnore me Habilajt por ka mohuar gjithnje lidhjen me ta ndonese opozita e kishte akuzuar ish ministrin se ai kishte kontakt me Habilajt dhe kete e konfirmote sipas opozites edhe fakti qe Habilajt kishin levizur me makinen e Tahirit kur ai ishte ne qeveri.

Moisi Habilaj, qe llogaritet te jete koka e ketij grupi u gjykua dhe u denua bashke me disa anetare te ketij grupi pak jave me pare Gjykata e Katanias ne Itali.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *