E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Krimet e Rënda marrin në dorë hetimin për grabitjen e Rinasit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marre zyrtarisht në dorë dosjen e grabitjes së Rinasit.

 

Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë në dorë të gjitha aktet dhe veprimet që ka bërë policia në vendngjarje dhe kanë nisur punën për identifikimin e pjesës tjetër të grabitësve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

 

Reklamë

Admir Murataj, i cili dyshohet të jetë dhe organizatori i grabitjes së 10 milionë eurove, mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri gjatë largimit nga grabitja.

 

Ndërkohë pjesa tjetër e bashkëpunëtorëve të grabitjes ende nuk është identifikuar nga ana e Policisë, ndërsa po kryhen kontrolle të shumta nga uniformat blu në zona të ndryshme.

 

Fotoja e mësipërme është një nga momentet e kapura nga kamerat e sigurisë, kur furgoni i grabitëseve ka hyrë në aeroport.

 

Në foto shikohet një lirshmëri kalimi pasi nuk ka asnjë pikë kontrolli nga kompania koncesionare që merret me sigurinë e aeroportit të Rinasit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë