Subscribe

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e shkallës së parë duke liruar nga burgu  ish-drejtorin e Autoritetit rrugor Dashamir Xhika. Trupi gjykues pranoi kërkesën e avokatit duke vendosur që Xhika të hetohet në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

 

Xhika, së bashku me Andi Tomën, ish-Drejtor i Rrugëve, që u lirua në maj të këtij viti dhe disa zyrtarë të tjerë u arrestuan për abuzime me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar në vlerën e 5 mln eurove. Pak kohë më parë por për abuzime me fondet e rindërtimit të rrugëve në pyetje u mor dhe ish ministry I transporteve Edmond Haxhinasto.

 

Prokurorja Elisabeta Imeraj e thirri deputetin e LSI në cilësinë e personit që kishte dijeni për abuzimet por edhe për të mësuar më shumë nëse ishin ndërmarrë apo jo masa nga ministria pas raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit që konstatoi abuzimet me mënyrën si është zbatuar projekti I segmentit tjetër Tiranë Elbasan.

 

Pas tij në prokurorinë e krimeve të rënda dhanë deklarime dhe ish ministry I LSI-së Sokol Dervishaj por edhe drejtori actual I autoritetit rrugor Afrim Qendro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *