Subscribe

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg tre të dyshuarit e tjerë si të përfshirë në grabitjen e Rinasit.

 

Në kafazin e hekurt u ulën Oltian Veseli, Saimir Çela dhe Renaldo Sula. Ata akuzohen se kanë bashkëpunuar në grabitien e miliona eurove në aeroportin e Rinasit.

 

Ndërsa për Oltian Veselin, sipas prokurorisë ka prova të pakundërshtueshme se është njëri prej 5 personave që mori pjesë në grabitjen brenda pistës së avionëve.

 

Emrat e tyre dolën nga dëshnia e Alkond Bengasit, i cili vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar gjithçka ai dinte, si dhe takimin që ai kishte pasur me Admir Muratajn.

 

“Pesë muaj më parë kushëriri im Eldi Çala më punësoi në servisin që kishte marrë me qira. Një ditë, ai bashkë me të vëllain, Klementin erdhën në servis dhe më prezantuan me një person që quhej Admir Murataj. Më thanë se ishte nga veriu dhe se e thërrisnin me pseudonimin “daja”. Më pas kam takuar edhe dy persona të tjerë. Njërin e thërrisnin “Olti” e tjetrin “Tani”. Furgoni di që u mor tek” Shkëmbi i Kavajës” dhe më kërkuan ta modifikoja deri në detaje dhe me pjesë të tjera shtesë. Nuk e dija se për çfarë do të përdorej. Pasi ndodhi grabitja, vura re se ishte pikërisht furgoni që kisha modifikuar unë”.

 

Një ditë më parë u arrestua edhe Elton Pikli nga Fushë Kruja, i dyshuar si person që ka marrë pjesë në grabitje.

 

Por, përgjimet që prokuroria kishte nisur ndaj familjarëve të Klement Çalës, çuan në zbërthimin e grupit. Edhe pse që në krye të herës u dyshua se personi që mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit ishte organizatori i grabitjes, Admir Murataj, familjarët e Çalës bënë që hetuesit të identifikonin personat e tjerë.

 

Një bisedë mes dy familjareve të Çalë që kishin dyshime se i vrari mund të ishte Klement Çala, çoi në zbulimin e grabitësve të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *