E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Krimet e Rënda japin vendimin, 14 vite burg për Emiljano Shullazin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë këtë të martë vendimin për anëtarët e grupit të bandës “Shullazi”

 

Reklamë

Gjykata ka dënuar me 14 vite burg Emiljano Shullazin për akuzat e gjobëvënies dhe krijim grupi të strukturuar kriminal.

 

Gjithashtu gjykata ka dënuar me  12 vite burg Gilmando Dani, Indrit Qyqjen me 10 vite burg, Indrit Zela 10 vite, Blerim Shullazi 9 vite burg.

 

Ndërkohë ne vendimin e saj Gjykata ka dhënë 55 vite burg për anëtarët e bandës së Shullazit, ndërsa Prokuroria kërkoi 64 vite.

 

Në procesin e ditës së sotme të pandehurit nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, por u përfaqësuan me avokatët e tyre.

 

Ndërkohë në seancën e kaluar u paraqit mbrojtja e Emiliano Shullazit, ku avokati i tij Vladimir Meçi kërkoi pafajësi për klientin e tij.

 

Trupa gjykuese dha vendimin, pasi u dëgjuan konkluzionet e mbrojtjes së 4 të pandehurve.

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi në total për 5 të pandehurit dënimin me 64 vjet heqje lirie.

Më shumë video

Reklamë