E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Krimet e Rënda hetime për grupin e Admir Murataj

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 156 vite burg në total 8 të pandehurit e akuzuar për grabitjet e blindave me para në rrugën e rinasit, ku i përfshirë ka qenë edhe Admir Murataj.

 

Por, për këtë të fundit u vendos pezullim i gjykimit, për shkak se hetimet ishin në mungesë, pasi Murataj nuk u arrestua asnjëherë. Pas grabitjes së fundit të miliona eurove brenda pistës së aeroportit, Prokuroria për Krimet e Rënda ka rihapur hetimet për Admir Muratajn, i cili mbeti vrarë gjatë sulmit me armë.

 

Reklamë

Sipas burimeve, hetimet synojnë të zbulojnë nëse ndonjë nga personat që ka marrë pjesë në 3 grabitjet e mëparshme, ka gisht edhe në atë të së martës.

 

Nga hetimet e mëparshme, organi i akuzës ngriti dyshime se pjesëtarë të kësaj organizate ishin rreth 20 persona, por pjesa më e madhe e tyre nuk u identifikuan.

 

Nga ana tjetër, dy prokurorët Besnik Muçi e Arens Çela janë në pritje të përgjigjeve të aktekspertimit që po u bëhet provave të mbledhura në furgonin me mbishkrimin hetimi tatimor.

Më shumë video

Reklamë