Babai i 35-vjeçarit, Konstandinos Kaçifa dëshmoi për gati dy orë në Prokurorinë  e Krimeve të Rënda.

 

Jani Kaçifa u thirr nga prokurori i çështjes, Njazi Seferi, për tu marrë në pyetje lidhur me vrasjen e  djalit të tij nga forcat RENEA të dielën e 28 tetorit në Bularat.

 

Babai i 35-vjeçarit Konstantinos Kacifa  mesohet se dha shpjegime  në lidhje me kërkesën e familjarëve për të marrë trupin e vjalit për varrim.

 

Pyetja që iu drejtua Jani Kacifas nga perfaqesuesit e organit te akuzes ishte se përse familja kërkon të tërheqë trupin nga Tirana, kur ndërkohë pak ditë më parë kërkonte ekspertizë të dytë mjeko- ligjore.

Nderkohe trupi I 35 vjecarit ndodhet ende ne morgun e Tiranes ne pritje te perfundimit ekspertizes qe eshte kerkuar nga prokuroria e krimeve te renda.

Familjaret kane kerkuar qe procedurat te perfundojne sa me shpejte per te kryer cermonine mortore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *