Kronikë
Krimet e rënda e lanë në burg për drogë, kapet pas dy vitesh durrsaku

Një tjetër person i kërkuar për trafik të narkotikëve është arrestuar nga policia e Durrësit.
Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale A.D.,33 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, Durrës.
Ndaj tij gjykata e krimeve të rënda kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg “, në vitin 2017.
33 vjecari akuzohet për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.




