Subscribe

Shumica e te ndaluarve që përfundojnë në Gjykatën e Tiranës si të akuzuar për vjedhje janë të mitur. E tillë është edhe Ina, e cila rrëfen për Vizion Plus, historinë e saj te ndodhur në një nga supermarketet e kryeqytetit, ku u akuzua për vjedhjen e disa artikujve kozmetik. Çdo të hënë, e reja paraqitet pranë institucionit që e monitoron atë, pasi Gjykata e ka dënuar me 18 muaj shërbim prove. Edhe pse 17-vjecarja këmbëngul se ka pasur një keqkuptim në rastin e saj, përsëri, dënimi i dhënë nga Gjykata është shumë i favorshëm për ndjekjen e shkollës. Në shërbimin e provës janë 110 të mitur që monitorohen, ku pjesa më e madhe e tyre kryejnë punë në interes publik, pranë muzeut kombëtar. Për psikologen e Gjykatës së Tiranës, e cila asiston në seancat gjyqësore të të miturve, shprehet se shkaqet kryesore të rritjes së fenomenit tek kjo kategori problemet familjare e dhe zgjedhja e shoqërisë se gabuar. Shefi i rendit dhe i sigurisë publike në policinë e kryeqytetit, shprehet se të miturit vjedhin kryesisht ne banesa, por edhe në linjat e urbaneve. Gjatë 9 muajve të parë të vitit 2016, Gjykata e Tiranës ka dënuar në total 336 të mitur dhe pjesës me te madhe i është konvertuar dënimi në shërbim prove.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *