Në Izium të Ukrainës kanë nisur hetimet për krime lufte pas gjetjes së rreth 450 trupave. Sipas hetuesve, ndër të cilët edhe ata të OKB, fajësojnë Rusinë për vrasjet.

 

Autoritetet ukrainase theksojnë se pothuajse të gjitha viktimat janë civilë dhe vihet re që në to ka shenja të dhunës dhe torturës.

 

OLEH SYNIEHUBOV
DREJTUES I ADMINISTRATËS SË KHARKIV

Shkalla e krimeve të kryera nga pushtuesit në Izium është e madhe. Ky është terror brutal i përgjakshëm. Bucha, Irpin, Mariupol, Izium. Ky është gjenocidi i popullit ukrainas. 450 trupa të civilëve me gjurmë të vdekjes së dhunshme dhe tortura u varrosën në një rrip pylli. Është e vështirë të imagjinohet një gjë e tillë në shekullin e 21-të, por tani është realiteti tragjik i Iziumit.

 

Autoritetet sqarojnë se shumica e varreve nuk kanë as emra, por vetëm numra, gjithashtu 21 trupa janë gjetur në një varr masiv.

 

OLEH SYNIEHUBOV
KREU I ADMINISTRATËS SË KHARKIV

Ndër trupat që u zhvarrosën 99% kishin shenja të vdekjes së dhunshme. Ka disa trupa me duar të lidhura pas shpine, dhe një person është varrosur me litar rreth qafës. Këta njerëz u torturuan dhe u ekzekutuan, ndër të varrosurit ka edhe fëmijë.

 

Vrasja e civilëve në masë nga forcat ruse i ngjan rastit të Buchas. Moska ndërkohë nuk ka ende një reagim. Nga ana tjetër presidenti Zelensky ka bërë sërish thirrje që Rusia të shpallet shtet terrorist, pas krimeve të kryera në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.