Një krim pasioni me dy viktima, tronditi mbare opinionin publik kete te hene, ku një burrë në moshë, fillimisht ka vrarë një vajzë të re, me të cilën dyshohet se kishte një lidhje intime e më pas i ka dhënë fund jetës me armë zjarri. Sipas deklarimit të familjareve, e reja kishte dy ditë qe ishte larguar nga banesa dhe u ka thënë të afërmve se do shkonte te tezja. 29-vjeçarja Jonida Çanakut dhe 65-vjeçari Sokrat Shani, ishin të lidhur prej disa kohësh dhe në debat e sipër, ai ka mbytur te dashurën e tij ne Golem te Kavajës dhe u largua nga vendi i krimit, duke humbur gjurmët. Por në gjendje të rënduar psikologjike, pas krimit të kryer dhe nga frika se e vërteta do dilte, i ka dhënë fund dhe jetës në fshatin e tij te lindjes ne Krutje e Sipërme të Lushnjës. E gjithe ngjarja e rende u zbulua ne shtëpinë e 65-vjeçarit Shani, pasi efektivët e policisë, gjeten një letër ku shkruhej një adresë dhe një emër në Golem të Kavajës, gjë qe solli edhe gjetjen e trupit te pajete te 29-vjeçares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *