Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur këtë të hënë në Prishtinë ku tre persona kanë humbur jetën.

 

Informacionet bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë vrarë tre persona.

 

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se një person ka vrarë gruan e vet, gruan e djalit të vet dhe më pas ka vrarë edhe veten.

 

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, policia po punon për zbardhjen e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *