E premte, 2 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Krim makabër në SHBA, vëllai vret motrën shtatzëne: Nuk je më e pastër!

Një krim i rëndë është regjistruar në Minsesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një 23-vjeçar akuzohet se ka vrarë motrën e tij shtatzëne me pretekstin se ajo nuk “ishte më e pastër”.

Reklamë

Mediat  bëjnë me dije se pas vrasjes, 23-vjecari copëtoi trupin e pajetë të motrës shtatzëne, Bethany Ann Israel 30 vjeçe.

23-vjeçari u arrestua mbrëmë. Krimi brutal doli në dritë të martën e kaluar në Minesota të SHBA-së, kur të afërmit e 30-vjeçares, e cila ishte 18 javëshe shtatzënë, u shqetësuan pasi ajo nuk kishte dhënë shenja jete pasi kishte darkuar me vëllain e saj.

Kur policia shkoi në banesën e 23-vjeçarit zbuloi provat e krimit brutal, gjak gjithandej, trupin e copëtuar të 30-vjeçares, një sharrë dhe një thikë kuzhine të mbuluar me gjak.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv.

Vazhdo të lexosh

Reklamë