Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të shtune qytetin e Shkodrës.
Një foshnjë vetëm 8 ditëshe është hedhur në lumë nga nëna e saj.
Policia ka arrestuar gruan 32-vjeçare Orjana Gremi, e cila akuzohet për vrasje me dashje.
Agjentët kishin marrë informacion se e reja e kishte braktisur foshnjën e saj vetëm 8-ditëshe.
Pas kërkimeve, trupi i vogëlushit u gjet në lumë, pranë Postribës.
Orjana Gremi, e pamartuar, jetonte me dajën dhe pas lindjes në maternitet, nuk i kishte shënuar atësinë djalit.
Ajo ishte shprehur se nuk kishte ku të linte fëmijën e në këto kushte, kishte vendosur ta braktiste duke e hedhur në lumë.